78.43% e maturantëve e kaluan Testin e Maturës

1 min read

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës, të cilit këtë vit i janë nënshtruar rreth 22 mijë nxënës në gjithë vendin. Rezultatet tregojnë se kalueshmëria sivjet është 78.43 përqind.

Prej këtij rezultati, kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe është 78.23 përqind, në gjuhën boshnjake 82.26 përqind dhe në gjuhën turke 93.94 përqind.

Ndërkaq, sipas lëndëve, arritshmëria në përqindje është:
-Gjuhë Shqipe – 63.8
-Gjuhë Angleze – 59.3
-Matematikë – 42.6
-Fizikë – 52.1
-Kimi – 52.3
-Biologji – 55.1
-Informatikë – 56.3
-Gjeografi – 47.4
-Histori – 42.2
-Sociologji – 39.8
-Psikologji – 39.6
-Ekonomi me ndërmarrësi – 36.8
-Edukatë qytetarë – 42.4
-Histori e artit – 37.4
-Teori e muzikës dhe harmoni – 58.2
-Gjuhë Boshnjake – 59.8
-Gjuhë turke – 48.2

MASHTI ka njoftuar se në ditën e testit janë larguar 132 nxënës, prej të cilëve 115 nxënësve iu është anuluar testi për shkak të përdorimit të telefonave, kurse për 17 nxënës, të cilët nuk kanë pasur dokument identifikimi në ditën e testit, iu është përsëritur testi.

Tutje ministria ka njoftuar se për rreth 4700 nxënësit, të cilët nuk e kanë arritur pragun e kalueshmërisë në këtë afat, si dhe për ata që nuk kanë hyrë fare në provim për arsye të ndryshme, do të kenë mundësi t’i nënshtrohen Provimit të Maturës në afatin e gushtit, i cili është planifikuar të organizohet më 27 gusht 2022./21Media