Robin Smith ka shënuar një moment historik mjaft të veçantë

Robin Smith ka shënuar një moment historik mjaft të veçantë

Pensionisti u bë personi i gjallë më i moshuar me sindromën Down në Mbretërinë e Bashkuar pasi të mërkurën e kaluar festoi ditëlindjen e tij të 78-të. Këtë ditë të veçantë e festoi me lojën e tij të preferuar bingo dhe me një tortë.

Robin i lindur në vitin 1941 mbijetoi gjithë këto vite edhe pse mjekët i kishin thënë se jetëgjatësia e tij do të jetë vetëm 12 vjet.

Ndër tjera Robin tha: “Është me rëndësi të keni një jetë me aktivitete dhe të qëndroni të zënë me aq sa keni mundësi. Mua më pëlqen të merrem edhe me vallëzim, kurdo që me jepet rasti”./21Media