Në një intervistë për rtv21.tv këngëtari i muzikës popullore, Shaqir Cërvadiku ka shpalosur detaje nga karriera e tij si dhe ka folur për projekte të reja

Në një intervistë për rtv21.tv këngëtari i muzikës popullore, Shaqir Cërvadiku ka shpalosur detaje nga karriera e tij si dhe ka folur për projekte të reja

I këndoi atdheut, heronjëve, luftës, lirsë e dashurisë dhe po thuajse çdo këngë u shndërrua në hit të muzikës popullore. Është ky këngëtari Shaqir Cërvadiku, i cili përmes zërit të tij i bashkoi lagjet e Prishtinës e qytetet e trojeve shqiptare tek kënga “Rrezja e parë”. Ndërsa solli edhe meolditë dhe vargjet më të bukura për dashurinë si tek kënga “Albumi im” e shumë të tjera.

Ai për rtv21.tv  ka treguar  për fillimet e karierës së tij të cilën e nisi katër dekada më parë. “Kam fillue si fëmijë meqenëse u rrita në një familje rapsodësh dhe e  kam pasur më të lehtë fillimin e karierës. Hapat e parë të këngës i mora nga baba Halili dhe axha Hyseni. Sukseset dhe afirmimin e plotë kam arritur me 1982 me ansamblin “Shota Galica”.  Kam vazhdue me ansamblin ”Bajram Curri” kurse nga vitet ’90-ta e deri ditët e sotme kam punue si  solist i pavarur.”,  ka thënë ai.

Cërvadiku ka shtuar se vullneti dhe pasioni që ka për këngën e bën që t’i evitojë të gjitha pengesat që i dalin gjatë këtij rrugëtimi. E kur jemi tek kjo pikë jeta jashtë Kosovës e ka bërë pak sa më të vështirë ushtrimin e këtij profesioni. “Është vështirë me mbajtë kontinuitetin  në skenën muzikore pasi jeta ime është mes Kosovës dhe Belgjikës dhe ka raste kur s’mund të jem në aktivitete , xhirime e koncerte”, ka treguar ai.

Ndërkohë që këngëtari ka përforumuar edhe para shqiptarëve në Kosovë dhe atyre jashtë vendit ka treguar se pavarësisht ku këndon ndjehet njëjtë. “Është publiku shqiptar kudo që këndojmë. Ky publik është  më meritori që  na ka mbajtë shumë vite ne skenë.”, ka shtuar ai ku ka falënderuar edhe gjithë bashkëpuntorët e tij. “Për realizimin e  mirë të kangëve i falënderoj edhe bashkëpunëtorët e mij me të cilët i ndaj sukseset e mija. Kam pasur fatin që të kem bashkëpunëtorë  e miqë të mirë të këngës siç  janë: Orkestruesit, Burim Krasniqin, Shpejtim Gashin, Valton Beqirin, Leutrim Gashin etj .Pastaj tekstshkruesit: Faruk Tashollin, Izet Rracin, Riza Greiqevcin, Fatmir Mujen, Milaim Islamin, Milaim Mezinin etj” ka theksuar Cërvadiku.

Gjatë këtij 40 vjetori në skenë ai i ka pasur momentet  të mira dhe ato të cilat i ka përjetuar me më shumë emocion.  Ai për rtv21.tv ka zbuluar edhe momentin më të rëndë të gjithë karrierës së tij.“Gjithmonë momentet e sukseseve të para në karierë janë momentet më të ëmbla. Por përgjatë tanë karierës kam pasur shumë momente të mira e interesante. Kam pasur edhe një  moment të randë  emocionues  kur e kam këndue në emisionin “Odeon” baladën për bashkëshorten që mezi e kam përballue qëndrimin në skenë deri ne fund të kangës.” ka thënë Shaqir Cërvadiku.

Megjithatë ai ka shtuar se nuk ka pasur momente kur ka qenë skeptik për zgjedhjen e profesionit të këngëtarit, pavarësisht sfidave.  “Si në çdo profesion tjetër edhe në profesionin e këngës kemi ndonjë moment të rrallë që ndihemi të zhgënjyer sidomos kur kemi punë me persona te pandërgjegjshëm. Për fat të mirë s’kemi pasë shume raste të zhgënjimit.”, ka treguar Cërvadiku.

Ne jemi mësuar që ta dëgjojmë tek këndon,  por këngëtari nga Drenasi ka ushturar edhe profesionin e profesorit në shkollën e mesme të këtij qyteti, gjatë viteve 1982 deri në 1998 ku ka dhënë lëndët e “Bat-it dhe Infomratikës”. E Shaqir Cërvadiku e ka kujtuar me nostalgji këtë periudhë. “Me mungon shumë ditari e profesioni i mësimdhënësit.” , ka thënë ai.

Meqenëse nuk ushtron më këtë profesion ai i është përkushtuar muzikës, ku është duke punuar edhe në projekte të reja.

“Në këtë muaj (në prill) do të inçizioj dy kangë e klipe si dhe një duet me një këngëtar të shkelqyeshëm emri i të cilit mbetet surprizë.”ka treguar ai. Poashtu ka shtuar se tematika e tre këngëve të reja do të jetë interesante dhe të pa kënduara deri më tani./21Media