8 aksidente gjatë 24 orëve të fundit

Në këto aksidente në Shkup ka edhe të lënduar përpos dëmeve materiale

Një këmbësor dhe dy shoferë janë lënduar rëndë, në dy nga gjithsej tetë aksidente, që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e SPB Shkup. Në pesë aksidente me lëndime më të rënda kanë kaluar tetë persona, ndërsa në një është shkaktuar vetëm dëm material.

Policia rrugore dje ka sanksionuar pesë shoferë, të cilët nuk e kanë respektuar kufirin e shpejtësisë së lëvizjes, gjashtë nuk i kanë respektuar rregullat për parakalim, tre shoferë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe 12 kanë ngarë automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht me automjet të paregjistruar. Janë hasur edhe 47 automjete të parkuar keq.

Me ndihmën e automjetit special “merimanga”, janë larguar 47 automjete.

 

Back to top button