Arsyet se pse shfaqet lodhja e vazhdueshme

Arsyet se pse shfaqet lodhja e vazhdueshme

Nëse lodhja dhe pafuqia fillon të bëhet e shpeshtë, atëherë fillojnë të zënë vend edhe shqetësimet në lidhje me atë që nuk po shkon diçka siç duhet me trupin e juaj.

Sipas ekspertëve, ka tetë arsye kryesore pse zgjoheni dhe flini me ndjesinë e lodhjes, përcjellë rtv21.tv

Tetë arsyet e lodhjes së vazhdueshme:

1. Mund të mos jeni duke kombinuar si duhet produktet ushqimore të përfshirë në dietën ditore. Duhet të kujdeseni që çdo vakt, të përfshijë proteinat, yndyrat e shëndetshme dhe karbohidratet, pa eliminuar asnjërën prej tyre.

2. Me siguri e shihni gotën gjysmë-bosh, duke lejuar pesimizmin t’ju marrë për dore për t’ju udhëhequr drejt jetës. Siç thotë dhe klisheja: shih anën e shndritshme të medaljes!

3. Nuk po vraponi sa duhet, ashtu sikurse nuk po merreni me aktivitet fizik. Kjo sjell vetëm plogështi për trupin, duke bërë kështu të humbisni dhe ato pak rezerva energjie që dispononi.

4. Po merrni më shumë energji nga ç ‘duhet, e kjo do t’ju ulë rezistencën në nivele të pabesueshme.

5. Jeni dehidratuar dhe nuk po furnizoni organizmin me burimin kryesor të energjisë: ujin!

6. Nuk po bëni gjumë të mirë, e sipas studimeve më të fundit, ata që kishin tendencë të flinin me shkëputje gjatë natës, pësonin një rënie të humorit prej 30%.

7. Mund të jeni alergjik, dhe një pengesë e tillë do të bëjë të mos keni dëshirë të vazhdoni asgjë përgjatë ditës. Nëse nuk jeni në dijeni për diçka të tillë, bën mirë të vizitoheni!

8. Ju nevojitet më shumë hekur! Ky mineral ndihmon rruazat e kuqe të transportojnë oksigjenin në të gjithë trupin – e nëse kjo nuk po ndodh si duhet, shfaqen probleme edhe më të rënda se sa thjesht lodhja./21Media