Disa arsye pse shkaktohet shija e keqe e gojës

Disa arsye pse shkaktohet shija e keqe e gojës

Shija e keqe e gojës tuaj mund të jetë një simptomë e diçkaje më serioze. Arsyet pse shkaktohet kjo shije janë të shumta. Prandaj, është e rëndësishme të kujtoni se çfarë keni ngrënë ditën e fundit, si jeni ndjerë, madje edhe të zbuloni historinë shëndetësore të familjes suaj.

Sipas “Bright Side” janë disa arsye përse shkaktohet shija e keqe e gojës:

Infeksion i bajameve

Infeksioni shkaktohet nga një bakter i quajtur ‘Candida Albicans’, i cili ndodhet në gojën tuaj dhe kontrollohet nga sistemi imunitar. Por, kur ky sistem dobësohet ky bakter përhapet duke shkaktuar infeksion.

Mund të jeni shtatzënë

Kjo ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale.

Keni nevojë për më shumë zink

Niveli i ulët i zinkut në trup shkakton shijen e keqe të gojës.

E ftohura apo gripi

Shija e keqe e gojës shkaktohet edhe kur ju ftoheni apo sëmureni me grip.

Diabeti

Kur jeni me diabet trupi ka probleme me sasinë e sheqerit në gjak dhe kjo e shkakton shijen e keqe te gojës.

Kikirikët

E çuditshme, por kikirikët lënë një shije të keqe disa ditë pasi ju i keni ngrënë.

Stresi

Niveli i lartë i stresit është një arsye që shkakton këtë simptomë.

Medikamentet

Medikamentet që përdorni lënë gjithashtu shijë të keqe në gojën tuaj. Megjithatë kjo është thjeshtë një efekt anësor i këtyre medikamenteve./21Media