8 milionë euro për sektorin e ujërave

Qeveria e Kosovës në këtë projekt do të kontribuojë 10 milionë euro

Ministri, Valdrin Lluka dhe Alan Brown, udhëheqës i programit të ekipit Dorsch (Dorch International Consultants), nënshkruan këtë memorandum mirëkuptimi i cili ndër të tjerash mundëson ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm dhe sistemeve të trajtimit të ujrave të zeza në mbështetje të objektivës së qasjes gjithëpërfshirëse, infrastukturën e komponentëve për zhvillim duke i përfshirë edhe procedurat për operim dhe mirëmbajtje, zvogëlimin e ujit të pafaturuar, marrjen e mostrave dhe monitorimit të cilësisë së ujit, mbrojtjen e resurseve ujore, zbutjen e ndryshimeve klimatike, efiçencën e energjisë, dhe zhvillimin e marrëdhënjeve me konsumatorë në vende të ndryshme anembanë Kosovës.

Qeveria e Kosovës në ketë projekt do të kontribuojë 10 milionë euro, ndërsa Dorsch dhe qeveria Zvicerane me afro 8 milionë euro. Ky projekt është në fazën e VI dhe do të vazhdojë deri në vitin 2021.

Gjithashtu ky projekt do të mundësojë integrimin e ujësjellësve të vegjël dhe ato vetanak në sistem rajonal të Ujësjellësit, duke përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve dhe duke rritur sigurinë në ujë të pijshëm.

Back to top button