Dua shënoi edhe një sukses tjetër

Dua shënoi edhe një sukses tjetër

Për këngëtaren kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipën sukseset nuk po kanë të ndalur. Dua po vazhdon të korrë suksese të njëpasnjëshme në skenën ndërkombëtare.

Nga Australia, atje ku po pushon qe disa ditë, Dita ka njoftuar se ka shënuar edhe një sukses të radhës.

Përmes një postimi në Instagram ka njoftuar se ka arritur 8 milionë ndjekës në llogarinë e Instagramit.

“8 MILIONË ndjekës woweeee !! Unë tani kam lëkurë të pastër, vizion 20/20 dhe gjoksin në formë të konit!! Ju dua shumë njerëz! Të gjitha shaka mënjanë, me të vërtetë ju dua. FALEMINDERIT❤❤❤❤ // 📸”, ka shkruar Dua Lipa në postimin e saj.

Ndryshe, Dua Lipa sivjet në Brit Awards Dua Lipa rrëmbeu dy çmime nga pesë nominime. Çmimin si solo artistja më e mirë si dhe çmimin “Artistja më e mirë debutuese”./21Media