Trajtohen viktimat e tërmetit në Shqipëri

Trajtohen viktimat e tërmetit në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se 8 persona janë në gjëndje të rëndë, në terapi intensive dhe për 2 prej tyre po shikohet mundësia e trajtimit në një spital më të specializuar në Itali.

“8 janë në gjëndje të rëndë në terapi intensive. Po vlerësojmë mundësinë që së bashku me partnerët italianë të kenë trajtim më të specializuar në Itali. Është rasti i një djali i cili ka ardhur me traumë të kokës dhe gjymtyrëve, po vlerësohet për tu çuar jashtë dhe një vajzë e cila ka pasur 2 ndërhyrje kirurgjikale po vlerësohen parametrat”, ka informuar sot ministrja Manastirliu nga spitali i Traumës, e cila vizitoi të plagosurit nga tërmeti.

Deri tani bilanci i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit ka arritur në 29  ndërsa 658 janë të lënduar ndërsa në spitalin e Traumës janë 32 të lënduar.

Tërmeti ishte me magnitutë 6.4 ballë me epiqendër në Durrës.   Pati dëmtime të shumta në zonën e Durrësit. Shembje ka pasur po ashtu edhe në Thumanë. /21Media