Tërmet i rëndë në Pakistan

Tërmet i rëndë në Pakistan

Një tërmet me fuqi 5.8 shkallë të Rihterit ka goditur kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad dhe disa qytete të tjera, duke lënë viktima e të lënduar.

Raportohet se së paku 8 persona kanë humbur jetën dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur, shkruan rtv21.tv

Epiqendra e tërmetit ishte afër pjesës së Kashmirit të okupuar nga Pakistani, tha Departamenti Meteorologjik i Pakistanit bazuar në vlerësimin e tij paraprak.

Dridhjet në Islamabad ishin të fuqishme duke bërë që shumë njerëz të qëndrojnë në rrugë, raportuan dëshmitarët.

Fotografi e video të shpërndara në rrjetet sociale shfaqin të qarat gjigante në rrugë, dhe shtëpi të shkatërruara pjesërisht.

Dëmi i përgjithshëm i tërmetit ende nuk dihet. Pakistani është një vend që goditet shpesh nga tërmete të tilla. Një tërmet i fuqishëm në vitin 2005 morri jetët e mijëra personave./21Media