Meshkujt e shprehin dashurinë në tjetër mënyrë!

Meshkujt e shprehin dashurinë në tjetër mënyrë!

Dashuria në ekran dhe në libra romantik na bëjnë të mendojmë se një mashkull i cili sinqerisht e dashuron një femër, duhet gjithmonë të sjellë në jetën e saj lule dhe bizhuteri, të bëj gjëra të çmendura, dheta ruaj botën (të paktën një herë). Por, kur nuk marrim sinjale të tilla të dashurisë, ne marrim zhgënjim dhe ndihemi se mashkulli ynë nuk po na dashuron. Por a është kjo në të vërtetë e saktë? Apo a e shprehin meshkujt dashurinë e tyre në tjetër mënyrë?

Kemi mbledhur disa fakte shkencore të cilat e tregojnë sinqeritetin dhe dashurinë e vërtetë më qartazi se sa një million lule dhe mijëra dhurata. Nëse mashkulli juaj nuk bën deklarata të mëdha rreth dashurisë, por i bën këto veprime, nuk duhet të hezitoni, ai mesiguri ju dashuron, transmeton rtv21.tv

-Ai ju dëgjon më shumë se sa flet

-Ai kujdeset për familjen dhe shoqërinë tuaj

-Ai nuk ju përjashton asnjëherë nga ndonjë bisedë

-Ai është gjithmonë krenar për sukseset tuaja dhe lehtësisht u tregon të tjerëve për këtë

-Ai është falënderues dhe gjithmonë ju inkurajon

-Ai rrëfehet edhe kur ju nuk e pyetni për diçka

-Ai e respekton dhe e pranon mendimin tuaj, edhe nëse është ndryshe nga mendimi i tij

-Ju jeni prioriteti i tij

/21Media