8 shkolla në Gjilan pa kabinete të teknologjisë

“Të gjitha shkollat do të pajisen me laboratorë dhe kabinete të punës dhe pajisje teknologjike”, ishte një ndër 109 premtimet e Alban Hysenit gjatë kohës së fushatës, atëherë kur synonte karrigën e kryetarit të Komunës. Edhe pas më shumë se 6 muajsh në pozitën e kryetarit, shkollat e Gjilanit ende janë pa kabinete e me mungesë të pajisjeve teknologjike!
Nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan për portalin rtv21.tv kanë thënë se janë rreth 8 shkolla pa hapësira apo kabinete të teknologjisë nga gjithsej 25 shkolla fillore sa ka kjo komunë.
Ndërsa,  sipas tyre të gjitha shkollat kanë kompjuterë e printerë, e disa prej tyre edhe projektorë, por prapë të pamjaftueshme.
“Ne ju njoftojmë se të gjitha shkollat kanë kompjuterë, printerë e disa edhe projektorë, por nuk janë të bollshme dhe kanë nevojë ende me u furnizu”, ka thënë Luan Kastrati nga DKA -ja për rtv21.tv.
Sipas DKA-së kërkesat më të shpesha të shkollave lidhur me pajisjen e kabineteve me tekniken që iu nevojitet nxënësve gjilanas janë: Kompjuterët, projektorët dhe tabelat e mençura.
Por, si po mësohet teknologjia “në shkollat pa pajisje”, cilat janë rrugët alternative që i shfrytëzojnë mësimdhënësit dhe nxënësit, zyrtari nga DKA-ja e Gjilanit ka thënë për portalin rtv21.tv se ata i shfrytëzojnë ato mjete të cilat i kanë në dispozicion në administratën e shkollës./21Media

Back to top button