8 vjeçari ia merr jetën vetës

8 vjeçari ia merr jetën vetës

Një djalë tetë vjeçar ukrainas ka rënë nga kati i nëntë i banesës. Prindërit e tij dyshohen se kanë abuzuar me fëmijën e tyre prej vitesh.

Më 23 gusht, Anton pasi u kthye nga shkolla në shtëpi, hidhet nga kati i nëntë i banesës dhe vdes, transmeton rtv21.tv.

Fqinjët thanë se dëgjuan prindërit e Antonit duke i bërtitur atij për rrobat si dhe e kanë dëgjuar teksa e kanë rrahur.

Zhanna, e cila jeton në katin e poshtëm të familjes, tha se ajo dëgjoi rrahjet e më pas edhe tingullin e hapave të shpejtë të një fëmije.

Disa sekonda kaluan dhe erdhi ai sulm i tmerrshëm kur një trupi i fëmijës bie në tokë,” tha ajo.

Shikova nga dritarja e kuzhinës dhe pashë djalin të shtrirë poshtë. Kam thirrur një ambulancë dhe policinë”, shtoi fqinja.

Tani policia ka filluar një hetim penal ndaj prindërve për mos përmbushjen e detyrave të tyre prindërore. Të dyshuarit rrëfyen se rrahën djalin e tyre ditën kur vdiq dhe thanë se ‘ai u hodh nga dritarja e dhomës së tij menjëherë pas abuzimit’, thuhet në raportet lokale.

Sipas raportimeve ata gjithashtu pranuan se rrihnin rregullisht djalin për sjellje të keqe.

Pasi u morën në pyetje, çifti la banesën e tyre me qira dhe ikën nga qyteti. Oficerët po përpiqen të gjurmojnë vendndodhjen e tyre. Të dyshuarit do të përballen deri në pesë vjet burg, nëse shpallen fajtorë./21Media