Djaloshi mori veturën e prindërve pa lejen e tyre

Djaloshi mori veturën e prindërve pa lejen e tyre

Një 8-vjeçar nga Gjermania, u kërkua nga policia pasi rrëmbeu veturën e prindërve dhe bëri gjiro në autostradë me shpejtësi rreth 140 kilometra në orë.

Nëna e djaloshit, emri i të cilës nuk u zbulua, e lajmëroi djalin e saj në polici, sepse ai mori veturën e prindërve (VW Golf) pa leje nga shtëpia e tyre në Soest të Gjermanisë, sot rreth orës 12:25.

Zyrtarët e gjetën djaloshin rreth një orë më vonë, rreth 8 kilometra larg shtëpisë së tij, në një zonë pushimi përgjatë autostradës A44 dhe u drejtua drejt Dortmundit.

Kur e gjetën, djaloshi iu tha zyrtarëve që “ai vetëm deshi të voziste pak”, por e ndaloi veturën kur nuk u ndje mirë. Pastaj, shpërtheu në lotë, shkruan Daily Mail, transmeton rtv21

Fatmirësisht, nuk pati të lënduar apo dëme materiale.

Policia shpërndau incidentin në Facebook me një fotografi të djaloshit, por nuk paralajmëruan masa ndëshkuese ndaj familjes./21Media