80% e shkollave të Deçanit braktisën grevën

Të gjitha shkollat e fshatrave të kësaj komune sot po mbajnë mësim me orar të rregullt

80 përqind e shkollave të Deçanit i janë kthyer procesit mësimor ditën e sotme.

Këtë e ka konfirmuar për kp shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës, Dafina Cacaj. Ajo ka thënë se përjashtim nga mbajtja e mësimit po bëjnë shkollat në qytet.

Sipas Cacajt, të gjitha shkollat e fshatrave të kësaj komune sot po mbajnë mësim me orar të rregullt.

Para dy ditësh kryeministri, Ramush Haradinaj për mbi 20 mijë të punësuarve në sektorin e arsimit u ka ofruar vlerën e rritjes prej 20 milionë euro në vit. Mirëpo, kjo ofertë është refuzuar nga SBASHK-u.

SBASHK- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës kishte njoftuar se do të tërhiqen nga greva vetëm nëse ngritet 30%, koeficienti i mësimdhënësve për paga. Të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, të të gjitha niveleve nga 14 janari kanë hyrë në grevë.

Back to top button