Bashkohen nënë e bijë

Bashkohen nënë e bijë

Një grua 81 vjeçare ka takuar për herë të parë nënën e saj 103 vjeçare.

81-vjeçarja irlandeze ka thënë se kurrë nuk ka qenë më e lumtur se kur e takoi nënën e saj, të cilën nuk e kishte parë asnjëherë.

Eileen Macken, u rrit në jetimore në Dublin dhe kurrë nuk e kishte takuar nënën e saj biologjike.

Ajo filloi kërkimin kur ishte 19 vjeç por, vitin e kaluar kontaktoi në një program televiziv për të kërkuar ndihmë.

Sivjet e njoftuan se nëna e saj ishte në Skoci, transmeton rtv21.tv.

“Sapo e dëgjova, asgjë nuk do të më ndalonte ta shihja”, tha Eileen.

Ajo udhëtoi për në Skoci muajin e kaluar dhe më në fund u takua me nënën e saj, Elizabetën.

“Unë shkova për ta parë atë dhe ajo ishte zonja më e bukur, ajo më dha një mirëseardhje të madhe”, tha ajo për programin Liveline të RTÉ.

Eileen tha se Elizabeth po e lexonte gazetën kur e pa për herë të parë.

“Thashë që ishim nga Irlanda dhe ajo tha: Unë kam lindur në Irlandë, Thashë: Ti e di që unë jam vajza jote dhe ajo vetëm më shikoi dhe më mori dorën”, u shpreh vajza e 103 vjeçarës

Eileen, nënë e tre fëmijëve, zbuloi se ajo kishte edhe dy vëllezër.

Ajo tha se ishte gjithmonë e vendosur që duhet të gjente nënën dhe kurrë nuk hoqi dorë nga kërkimi./21Media