Secili nga ne gënjen kohë pas kohe, e ndonjë gënjeshtër "e bardhë" nganjëherë nuk është edhe e dëmshme

Secili nga ne gënjen kohë pas kohe, e ndonjë gënjeshtër “e bardhë” nganjëherë nuk është edhe e dëmshme

Por të bëhesh gënjeshtar i shpeshtë është një linjë që nuk duhet kaluar, gënjeshtra shkatërron besimin dhe prish lidhjen, qoftë ajo romantike apo jo.

Disa gjëra janë pothuajse të njëjta tek të gjithë gënjeshtarët, e ato do t’i cekim më poshtë:

Janë të pasigurt

Shpërndarja e gënjeshtrave mund të jetë një mënyrë që të arrish të ndihesh më mirë për vetën tënde, e gënjeshtarët mund të gënjejnë edhe për vetën që të rrisin egon e tyre.

Janë shumë kontrollues

Një nga arsyet pse njerëzit gënjejnë është që të kontrollojnë ndjenjat e dikujt tjetër. Ata mund të manipulojnë se si dëgjuesi reagon, veqanërisht nëse e njohin mirë atë.

Fshehin ndjenjat e tyre

Gënjeshtarët nuk e fshehin vetëm të vërtetën, por edhe ndjenjat e tyre, ngase nuk dëshirojnë të përballen me faktet.

Janë dëgjues të mirë

Sido që të mendojnë njerëzit, gënjeshtarët janë dëgjues të mirë, ngase kjo i jep informacion për të përdorur në të ardhmen. Kjo i mëson se si të manipulojnë me veprimet dhe emocionet tuaja, shkruan rtv21.tv.

Janë karizmatikë

Gënjeshtarët buzëqeshin, lëvizin e mbajnë kontaktin me sy gjatë bisedës, gjëra këto të lidhura shpesh me njerëzit e shoqërueshëm e të ndershëm.

Mendojnë shpejtë

Hamendjet janë një tregim i qartë i gënjeshtrës, andaj gënjeshtarët janë mësuar që të mendojnë dhe veprojnë shpejtë. Kështu ata shmangin zënien në gënjeshtër.

Fajsojnë tjerët

Është e lehtë të largosh vëmendjen nga ti dhe të fajësosh dikë tjetër. Për të qenë i sigurt gjithmonë duhet të shkosh tek burimi për informa ta të sakta, e jo të besosh çdo thashethem.

Kanë kujtesë të mirë

Gënjeshtarët e mirë mbajnë mend çdo detaj për të parandaluar kontradiktimin me gënjeshtrat e mëhershme.

Mbajnë informacione fshehur

Sa më pak informacione, aq më pak gënjeshtra për t’i mbajtur mend. Andaj kjo ndikon në mos shfaqjen e shumë informacioneve që ata mbajnë fshehur./21Media