Djaloshi dogji shtëpinë e tij

Djaloshi dogji shtëpinë e tij

Një djalë 9-vjeçar është akuzuar për vdekjen e pesë antarëve të familjes së tij. Kyle Alwood akuzohet se ai dogji me qëllim shtëpinë e tij, ku nga ai u zjarrë vdiqën pesë persona. Ngjarja ka ndodhur në muajin prill në Illionis.

Djali ishte paraqitur me gjyshin e tij në gjykatë derisa ai vazhdimisht qante dhe i mbante krahët e kryqëzuar.

Ndërsa nëna e Kyle, Katie Alwood e cila është duke u trajtuar në një spital me lotë në sy tha se djali i saj meriton një shans të dytë.

Të gjithë po e shikojnë atë si ai është një lloj përbindëshi, por ai nuk është. Njerëzit bëjnë gabime dhe kjo është ajo që është. Po, ishte një tragjedi e tmerrshme, por nuk duhet të ia shkatërrojm atij jetën“, tha nëna e djaloshit.

Viktimat ishin familjarë të 9 vjeçarit: motra dhe vëllai i Kyle, gjyshja dhe i fejuari i nënës së tij dhe mbesa e tyre. Ata ishin në gjumë derisa ndodhi ngjarja, transmeton rtv21.tv.

Nëna e tij tha se kohëve të fundit djali i saj ishte diagnostikuar me skizofreni dhe çrregullimit bipolar ndërsa seanca dëgjimore e radhës është caktuar më 22 nëntor të këtij viti./21Media