Ka vite që ajo ushtron kung fu

Ka vite që ajo ushtron kung fu

Elasticiteti i treguar në një video e ka kthyer në vajzën në më të famshmen në rrjetet sociale.

Është vetëm 9-vjeç, por Wang Xin nuk ka humbur kohë për të treguar talentin dhe artin e saj. Prej vitesh, Xin ushtron sportin e kung fu-së, aftësi që e ka zbuluar edhe në një video të regjistruar në qytetin Linyi në provincën Shandong të Kinës.

Më pas, ajo ka treguar një fleksibilitet të madh, duke vendosur këmbët pas kokës dhe duke e futur në gojë, përpara se të vazhdojë të ngrihet, duke treguar ekuilibrin.

 “Wang Xin filloi të praktikojë aftësi themelore në moshën tre vjeç. Tani është nëntë vjeç. Ajo po e praktikon shumë mirë. Wang nuk është fëmija im i vetëm që e praktikon këtë sport. Djali i madh, vajza e dytë, e tretë dhe e katërt merren me këtë lloj aktiviteti,” , ka thënë me mburrje babai i saj, Wang Benguo./oranews