9 vjeçarja var vetën pasi që nëna e saj nuk e lejoi ta përdorte telefonin

Ajo kishte varur veten nga shtrati i saj duke u lidhur me një rrip rreth qafës

Një vajzë 9-vjeçare u vetëvra gjatë fundjavës në New York pasi nëna e saj refuzoi ta lejonte të përdorte telefonin e saj.

Trupi i Haven Vega u gjet të shtunën nga nëna e saj në apartamentin e Bronksit , raporton New York Post. Vega kishte varur veten nga shtrati i saj duke u lidhur me një rrip rreth qafës, përcjell rtv21.tv.

Sipas policisë, nëna e Vega, Jennifer, i tha Heaven-it se ishte shumë herët për të përdorur celularin. Të dyja vazhduan të “luftuan” gjatë mëngjesit.Haven thuhet se donte ta përdorte telefonin për të shikuar në YouTube.

Jennifer e thirri 911 pasi gjeti Haven të varur e cila ishte më e re se katër vëllezërit e motrat, më vonë transportua në spital ku vdiq. Fqinjët thonë se Jennifer ka goditur veten duke e fajësuar për vdekjen e vajzës së saj./21Media

Back to top button