”Duhani do të mbysë 200 milionë njerëz”

OBSH: Pirja e duhanit do të mbysë 200 milionë njerëz në Kinë në këtë shekull

Sëmundjet e shkaktuara nga pirja e duhanit do të marrë jetën e 200 milionë kinezëve në këtë shekull, ndërsa dhjetëra milionë njerëz do t’i shtyjë drejt varfërisë, tregon një raport i publikuar të premten nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Konsumimi i cigareve në ekonominë kineze ka kushtuar në vitin 2014, 350 miliardë juanë ose dhjetëfish më shumë në krahasim me vitin 2000, thuhet në raportin e përbashkët, transmeton agjencia France Press.

Back to top button