98% e fëmijëve romë në rrugë, lypsarë e punëtorë në udhëkryqe

98% e fëmijëve rom janë në rrugë. Kështu tregon analiza e “Qendrës nacionale rome”

Ndonëse të mitur, ata vërehen pothuajse në çdo cep duke kërkuar lëmosh, duke pastruar dritare të veturave nëpër udhëkryqe, apo duke shitur sende të ndryshme.

Deputeti që përfaqëson romët në parlamentin e Maqedonisë, Amdi Bajram thotë se vetëm në mënyrë institucionale do të mund të zgjidhen problemet e romëve, raporton TV 21

“Ka shumë probleme, problemet do t’i zgjedhim. Normale është, pa probleme s’ka. Shumë janë keqpërdorur fëmijët e mitur”, tha Amdi Bajram deputet.

Deputeti Samka Ibraimovski thotë se në parlament është formuar grup interparlamentar për interesat e romëve.

“Në mënyrë deklarative të gjithë i mbështesin romët, por në vepër këtë nuk mund ta shohim. Diskriminimi për fat të keq është ende i pranishëm në nivel të lartë”, tha Samka Ibraimovski deputet.

Edhe avokati i popullit Ixhet Memeti theksoi nivelin e lartë të diskriminimit të romëve. Ai tha se analizat e tyre kanë treguar se prindërit e etniteteve të ndryshme nuk pëlqejnë që fëmijët e tyre të mësojnë me fëmijë rom.

“Jetë në kushte të vështira, pa infrastrukturë, pa ujë të pijshëm, pa energji elektrike. Problem është edhe largimi nga shteti si dhe kufizimi i lëvizjes të këtyre qytetarëve. Shkollat ku shkollimi është me fëmijë rom, janë të papëlqyeshme për prindërit të cilët nuk i takojnë këtij komuniteti”, Ixhet Memeti, avokat i popullit.

Ndryshe shumica e fëmijëve rom nuk regjistrohen në regjistrin amë, nuk regjistrohen në shkolla dhe nuk kanë sigurim shëndetësorë./21Media

Back to top button