Vajza nga Drenasi: Nuk kam pasur marrëdhënie me avokatin Gazmend Halilaj

Vajza thotë se avokatin Halilaj e konsideron si vëlla

E mitura nga Drenasi e cila dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga hetuesi policor dhe profesori, ka mohuar të ketë patur marrëdhënie seksuale apo keqtrajtim nga avokati Gazmend Halilaj.

Ajo ka thënë që të gjitha këto pretendime janë të pavërteta.

“Unë e kam një vëlla. Gazmend Halilajn e kam si vëlla të dytë. Telefonin tim e ka përdorur për komunikime me të, polici Vesel Veseli. Sot jam ftuar në prokurori për të dhënë një deklaratë tjetër dhe garantoj se asnjë lloj kontakti apo marrëdhënie nuk kam pasur me të”, ka thënë e mitura nga Drenasi, në një prononcim për Insajderin.
Ajo ka thënë se dikush po përpiqet të manipulojë me këtë rast. Ka insistuar që kurrë nuk ka pasur kurrfarë marrëdhënie seksuale me avokatin Halilaj.

Më 5 shkurt në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit dyshohet se e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë. Për rastin e vajzës së mitur nga Drenasi aktualisht profesori Sh.Xh dhe zyrtari policor V.V, që dyshohen se kanë keqtrajtuar seksualisht janë në paraburgim për një muaj, ndërsa mjeku që ka kryer abortin është në arrest shtëpiak. Kurse avokati Gazmend Halilaj është ai i cili ka bërë publik rastin.

Back to top button