Vidhen gjëra me vlerë në zyret e Asociacionit të Gazetarëve

Policia në vendin e ngjarjes

Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës u janë thyer zyret e organizatës të cilat gjenden në lokalet e Ndërmarrjes Publike Banesore në rrugën “Perandori Justinian” në Prishtinë.

AGK ka njoftuar se nga zyrat janë vjedhur gjëra me vlerë si një aparat fotografik, një televizor, një laptop dhe mbushje të telefonit.

“Aty janë marrë sende me vlerë, të cilat kanë qenë mjete pune të organizatës: një aparat fotografik, një televizor dhe një llaptop”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Pas kësaj ndodhie, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se e ka njoftuar Policinë e Kosovës të cilët kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, bashkë me ekipin e Forenzikës për t’i bërë hetimet e nevojshme.

AGK është jashtëzakonisht e shqetësuar me këtë situatë dhe dënon ashpër këtë akt. Duke pas parasysh faktin që përball zyrës së AGK-së është Katedralja “Nënë Tereza”, si dhe lokalet tjera, të cilat kanë kamera përreth, AGK fton Policinë e Kosovës që të angazhohet maksimalisht në gjetjen e kryerësve të kësaj vepre penale. Pavarësisht kësaj situate AGK mbetet e përkushtuar që ta kryejë misionin e saj e që është mbrojtja e punëtorëve medial dhe avokimi për të drejtat e tyre”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Back to top button