Abazi arsyeton ofertën për rritjen e numrit të ministrive me mos arritjen e marrëveshjes

Abazi tha se VV targetin e ka mos të kalojë në 15 ministri

Oferta e re e Vetëvendosjes që iu është bërë Lidhjes Demorkatike të Kosovës për koalicionin qeverisës, ku propozohet rritja e numrit të ministrive ka thyer premtimin e fushatës zgjedhore të partive fituese që të përgjysmohen ministritë nga Qeveria e kaluar.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi në emisonin “Argument Plus” në RTV21, tha se një ofertë e tillë u bë për shkak të arritjes së mos arritjes së marrëveshjes.

“Nga 12 kemi ardhur në 14 si rezultat i mos arritjes së marrëveshjes, sikur të arritej marrëveshja nuk do të bëhej apsolutisht lëvizja në numër”, tha Abazi ./21Media

 

Back to top button