Kërkohet ndihma financiare e BERZH-it për zhvillimin e Trepçës

BERZH-i do të shqyrtoj mundësinë për të ndihmuar Trepçën

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, sot u takua me delegacionin e lartë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kryesuar nga drejtori i Pritjes për Kosovë, Walsht Patrick, me të cilët diskutoi rreth Telekomit të Kosovës, sektorit minerar dhe energjisë së ripërtërirë.

Kreu i MZHE-së njoftoi delegacionin 13 anëtarësh se Qeveria e Kosovës është falënderuese ndaj BERZH për ndihmesën në rrugën e privatizimit të Telekomit të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës i ka caktuar detyrë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për privatizimin e Telekomit. Por, para privatizimit kemi parë të nevojshme që bëhet një rishikim i strukturës, operimit dhe praktikave të kësaj ndërmarrje në mënyrë që privatizimi të jetë sa më i suksesshëm dhe për këtë falënderojmë BERZH-in për gatishmërinë dhe përkrahjen e Qeverisë së Kosovës me rekomandime dhe kredisë potenciale për para privatizim e Telekomit”, tha ministri Lluka.

Ndërsa, rreth sektorit minerar, Lluka, tha se Kosova është duke u munduar t’i përafrojë strategjitë e Qeverisë së Kosovës për këtë sektor me atë Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe kërkoi prej tyre një ndihmesë financiare për zhvillimin e mëtutjeshëm të Trepçës.

“Me aprovimin e Ligjit për Trepçën dhe rihapja e zonave speciale së bashku me Ligjin për Investime Strategjike tregon agjendën ambicioze të Kosovës për tërheqjen e investimeve në këtë sektor. Ne kërkojmë nga BERZH që të shoh mundësitë e përgatitjes të një ndihmese financiare për zhvillimin e mëtutjeshëm të gjigantit Trepça. Në pikëpamje me strategjinë e BERZH-it për sektorin minerar, Qeveria e Kosovës po mundohet që të zhvillojë dhe promovoj me tutje këtë sektor për investime duke thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy palëve”, tha ministri Lluka.

Ndërsa, delegacioni i BERZH-it thanë se do ta shqyrtojnë mundësinë për ndihmesën financiare për zhvillimin e Trepçës dhe se në takimet e ardhshme do të diskutohet më thellë për këtë.

Back to top button