"Star Wars" me film të ri

“Star Wars” me film të ri

Chris Hemsworth do të donte të ishte në një film të  “Star Wars”.

Aktori 36-vjeç njihet më së shumti që luajti Thor-in në filmin me po të njëjtin emër të “Marvel Cinematic Universe” dhe është përfshirë në projekte tjera të mëdha si ‘Ghostbusters’, ‘Star Trek’ dhe ‘Men in Black’, por favorit absolut për të si adhurues është “Star Wars” dhe ai do të jepte gjithçka për të marrë një rol të tillë.

Kur u pyet për mundësinë e të qenit në filmin ‘Star Wars’ në ACE Comic Con Midwest, ai tha: “Po, do të doja. Nuk jam i sigurt se ka shumë njerëz që do të donin të ishin pjesë e asaj bote dhe veçanërisht pasi që jam rritur me të si të gjithë ne këtu, sigurisht do të ishte si përvojë adhuruesi e jo si aktor dhe kjo është zbavitëse në kinema dhe karrierën time“.

Muajin e kaluar presidenti i Marvel Studios, Kevin Feige, njoftoi se do të bëjë një film të ri “Star Wars” që nxiti adhuruesit të spekulojnë se cilat yje të Marvel do t’i marrin rolet me yllin e ‘Captain Marvel’, Brie Larson, që ka shprehur interesimin që të jetë pjesë e projektit.

Aktorja 30 vjeçe postoi një fotografi të saj në Twitter duke pozuar krah C-3PO derisa kishte një shpatë e aty kishte shkruar “A tha dikush Star Wars?“.

Hemsworth, po ashtu, përshkroi si roli i tij Thor është ripërtërirë që nga nxjerrja e filmit të tretë të pavarur ‘Thor: Ragnarok’ and ‘Avengers: Endgame’.

Jam duke u zbavitur shumë dhe kjo nuk më duket mirë mua dhe ndihet më freskët tani sesa disa herët e para që luajta. Të ripërtërihesh me personazhin dhe bota të ndihet thuajse nuk kemi kufij që të mund të shkojmë kudo, vërtet është ngazëlluese të jesh aty“, tha ai./21Media