Sipas milarderit njerëzit do të arrijnë të shkojnë në planetin Mars

Sipas milarderit njerëzit do të arrijnë të shkojnë në planetin Mars

Elon Musk prezantoi projektin e një anije kozmike për kompaninë SpaceX e cila do të transportojë njerëzit në planetin Mars si dhe në çdo vend të sistemit diellor.

Miliarderi është shprehur se testi i parë për këtë raketë do të bëhet pas dy muajsh, transmeton rtv21.tv.

Një udhëtim i tillë drejt planetit të kuq do të bëhet realitet vetëm në 2024 ku njerëzimi do të krijojë një infrastrukturë mbi Mars që do të mundësojë jetesën.

Por kjo ide ka pasur dhe kontestime nga shumë shkencëtarë ku një prej tyre, Mr. Whitehouse e ka bërë për “ujë të ftohtë” miliarderin.

Ai deklaron se njerëzimi nuk do të jetë i aftë të shkojë në Mars as edhe për 10 vitet e ardhshme.

Një udhëtim për në hënë zgjat 3 ditë ndërsa Marsi ndodhet 9 muaj larg vetëm vajtje. Pra një udhëtim i plotë shkon afërsisht 2 vjet dhe është e pamundur të kthehesh më herët nëqoftëse has ndonjë problem. Disa prej arsyeve janë mungesa e furnizimit me ushqim për një periudhë aq të gjatë, oksigjeni si dhe dekompozimi i trupit për shkak të trysnisë në hapësirë”, ka thënë shkencëtari Mr.Whitehouse.

“Është shumë emocionuese të kesh një bazë në Hënë”, ka thënë Musk.

SpaceX ka në pronësi 2 anije kozmike, një prej të cilave e operon për NASA-n. Sipas planit të Musk raketa e ardhshme do të jetë më e fuqishmja nga të gjitha./21Media