Pasnesër votohet për heqjen e mandatit

Pasnesër votohet për heqjen e mandatit

Me 5 vota “pro” nga nëntë gjithsej, Komisioni për çështjen e mandatit dhe imunitetit sot në Kuvend miratoi kërkesën e Gjykatës për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski. Kryetari Pavle Bogoevski tha se në komisionin amë u diskutua kërkesa e nënshkruar nga gjykatësja Dobrilla Kacarska, me arsyetimin se Gruevski nuk është i denjë për kryerjen e funksionit prej deputeti për arsye se është i dënuar për vepër penale në rastin “Tanku”.

Nga ana tjetër, deputeti nga VMRO-DPMNE, Trajko Veljanovski e quajti këtë “proces të montuar politik” dhe se sipas tij, bëhet fjalë për veturë me të cilën janë vozitur dhe voziten mysafirë të huaj, prandaj deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit janë kundër marrjes së mandatit.

“Republika e Maqedonisë, sot për fat të keq nuk ka gjyqësorë të pavarur, kurse deputetët gjykohen në procese të motivuara politike për shkak të mendimit të treguar. Aktvendimi për deputetin Nikolla Gruevski është marr në proces, në të cilën as që është treguar dëmi i shtetit, e as që është dëshmuar shfrytëzimi material, që në mënyrë të jashtëligjshme ka përfituar deputeti. Lënda që është dëshmia kryesore për të ashtuquajtur vepër tani është në duart e dikujt tjetër”, tha Trajko Veljanovski, deputet i VMRO-DPMNE.

Pas fjalimit të tij, grupi i deputetëve të VMRO DPMNE-së lëshuan sallën! Në mesin e anëtarëve të këtij Komisioni ishin edhe dy deputetët e larguar nga VMRO-DPMNE, Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov. Ata nuk kishin të drejtë vote, por jo edhe në fjalime. Ai në emër të grupit të deputetëve të pavarur vlerësoi se debati i sotshëm është përshpejtuar, duke treguar se ata shprehen kundër.

“Në kontekst në formimin e mbrëmshëm të Trupit koordinues për pajtim, vlerësoj dhe vlerësojmë si grup i deputetëve të pavarur, që debati i sotshëm është përshpejtuar. Qëndrimi ynë, pa dallim se nuk kemi të drejtë vote, është kundër”, u shpreh Sasho Vasilevski, Deputet.

Raporti dhe vendimi i Komisionit iu dërgua kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili sipas rregullores e vendosi vendimin në seancën e ardhshme plenare të 9 nëntorit. Burime nga Kuvendi thonë se kjo është caktuar pika e parë e rendit të ditës, për të cilët duhet të votojnë 2/3 e deputetëve./21Media