Ky është shteti më i lumtur në botë

Ky është shteti më i lumtur në botë

Të lumtur na bëjnë njerëzit në jetën tonë dhe lidhjet që ne ndërtojmë me ta. Por gjithashtu lumturia vjen edhe kur kemi pavaresi ekonomike dhe kur puna që bëjmë shpaguhet. Në vazhdim ne do t’ju njoftojmë me shtetin më të lumtur në botë, të paktën për vitin 2019 kështu është vendosur.

The World Happiness Report apo Raporti i Lumturisë Botërore i  Kombeve të Bashkuara ka publikuar listën me shtetet më të lumtura në botë.

Shteti më i lumtur për këtë vit në botë është Finlanda.

Jo vetëm që ka një kryeqytet të pasur me krijime gastronomike, festën spektakolare të Dritave të Veriut dhe shtëpinë e Santa Clausit, por për të dytin vit shpallet si shteti më i lumtur në botë, shkruan rtv21.tv

Sipas raportit, në vend të dytë renditet Danimarka dhe më pas ndiqet nga Norvegjia, Islanda dhe Holanda.

Bota është mësuar tashmë që vendet më të mira për të jetuar janë shtetet nordike, kjo tashmë u dëshmua edhe me publikimin e këtij raporti ku 4 shtetet nordike radhiten në majet e listës me shtetet më të lumtura në botë.

Vlen të ceket se në krye të kësaj liste Finlanda ishte edhe vitin e kaluar.

Pra tash e dy vjet, Finlanda është e para në listën e shteteve më të lumtura në botë. Ky shtet nordik gjithashtu njihet si shteti me sistem arsimor ndër më të mirët në botë.

Vendi i vogël nordik i kushton rëndësi të madhe edukimit të hershëm. Para se fëmijët finlandezë të mësojnë tabelat e shumëzimit, mësojnë thjesht se si të jenë fëmijë, si të luajnë me njëri-tjetrin, si të rregullojnë plagët emocionale./21Media