A do të dorëhiqet Ministri Hamza? Flet Veseli

“Si mundet me dhënë dorëheqje një ministër i suksesshëm”

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, duke komentuar zërat e ngritur së fundi lidhur me dorëheqjen e mundshme të Ministrit të Financave, Bedri Hamza ka shtruar pyetjen: Si mund të japë dorëheqje një ministër i suksesshëm si Hamza?

“Dëshirojmë të kemi rroga më të larta në përgjithësi në Kosovë dhe sovranitet më të fortë dhe të sigurt. Dëgjova në hyrje nga gazetarët, se a do jap dorëheqje Bedri Hamza? Si mundet me dhënë dorëheqje një ministër i suksesshëm (Hamza) ”, theksoi Veseli shkurtimisht.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli shtoi se vet stabiliteti dhe integritetit varen nga bizneset.

“Për aq sa e kemi ekonominë e fort mund të bartim këtë edhe në ruajtjen e sovranitetit. Në çështjen e patritotizmit, kufijve të gjithë ne jemi munduar të japim një kontribut. Prioritet më i madh është zhvillimi ekonomik. Sepse jemi bërë ekspert të mexhave dhe tjera”, tha Veseli.

Deklarimet kreu i PDK-së i bëri në takim që sot ministri Hamza mbajti me përfaqësuesit e bizneseve dhe odave ekonomike të Kosovës, ku i ka informuar bizneset në lidhje me ndryshimet e politikave fiskale të cilat po ndodhin tani, për iniciativat e reja të Ministrisë së Financave, si dhe për dëgjimin e kërkesës të bizneseve të cilat kanë të bëjnë me ndryshimet në të ardhmen.

Hamza tha se institucionet të shtetit janë të përqendruar për një rritje ekonomike të qëndrueshme, dhe bartës i zhvillimit ekonomik është sektori privat.

“Presim një përmbushje 100 të planit të të hyrave. Jemi përcaktuar për reforma. Në politikat fiskale nuk do të ketë tarifa të reja apo rritje të TVSH-së. Kemi marr vendim për lirimin e lëndës së parë të prodhimit. Kemi sfida me deficit të lart tregtar. Edhe një herë po e them nuk ka ngarkesa të reja, vetëm lirime. Në qeveri kanë kaluar dy ligje me rëndësi për sektorin privat. Kosova mund të zhvillohet vetëm kur ka biznese të fuqishme. Është një reformë që ka edhe rrisk, por kjo është reforma më e madhe që ka ndodhur ndonjë herë që nga pas lufta”, tha Hamza.

Ai shtoi se Dogana dhe ATK është në shërbim të bizneseve për një ambient të favorshëm.

“Do të jemi në shërbimin tuaj me gjithë përkrahjen edhe të kryetarit Kadri Veseli. I dim problemet edhe me papunësinë dhe deficitin tregtar, por pres që të kemi avancim në raportin e BB”, ka thënë Hamza.

Back to top button