A do të hiqet taksa 100% apo do të shkohet në zgjedhje, shpjegon Taulant Kryeziu

“Ose hiqet taksa dhe vazhdon procesi, ose mbahet taksa dhe shkohet në zgjedhje”

I ftuar në emisionin debatues “Click” në RTV21 ishte analisti Taulant Kryeziu i cili duke folur lidhur me mundësinë e tërheqjes së taksës dhe presionit që po bëhet nga SHBA dhe BE, tha se janë dy skenarë.

“E para është që masa e tillë e vendosur e ka stopu procesin e dialogut. BE dhe Amerika janë të interesuara që dialogu të ecë tutje, alternativa tjetër është ose të hiqet masa që po kërkohet me ngulm, gjë për të cilën edhe pse është marrë ad-hoc, që në këndvështrimin tim nuk duhet të ndodhë dhe nuk duhet të largohet pa marrë parasysh se vendimi ka qenë ad-hoc nuk pres që edhe tërheqja e saj të bëhet në të njëjtën mënyrë, pra të mos gabohet në mënyrë të dyhershme” ka thënë Kryeziu.

Ai ka thënë se skenari tjetër është që kur të shteren të gjitha mundësitë, presoni i madh nga SHBA-të do të jetë i tillë që vendi të detyrohet të shkojë në zgjedhje “për arsye se ky koalicion dhe krejt vëmendja në këtë proces është rreth dialogut dhe në qoftëse një veprim i tillë e ka stopu procesin e dialogut, atëherë unë mendoj që faktori ndërkombëtar do e bëjë të detyrueshme që palët t’i drejtohen edhe njëherë sovranit”.

Kryeziu ka thënë se faktori ndërkombëtar edhe pse nuk është përzgjedhje, nëse masa e tillë vazhdon dhe Serbia nuk pranon që të ulet në tryezë, atëherë siç tha ai janë dy skenarë “ose hiqet taksa dhe vazhdon procesi, ose mbahet taksa dhe shkohet në zgjedhje”./21Media

Back to top button