Osmani thotë se Sejdiu do ta marrë vendin meritor

Osmani thotë se Sejdiu do ta marrë vendin meritor

Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani tha se ish kryetari i këtij subjekti politik, Famtir Sejdiu do ta merr një vend meritor në LDK.

Ajo vlerësoi lart kontributin e Sejdiut për partinë dhe për Kosovën.

“Fatmir Sejdiu ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe të pazëvendësueshëm në ndërtimin dhe zhvillimin e këtij shteti, çdo kush nga ne dhe besoj secili aktivist që është rrit në LDK përfshi edhe ne të dy e kemi ndërtuar karrierën politike më përkrahjen e tij dhe kontributi i tij na duhet jashtëzakonsisht shumë, shpresojmë që do ta kemi në ekipën më të afërt për të kontribuar që qytetarët e Kosovës të ndihen më në fund krenar me shtetin e tyre.”, tha Osmani.

Ajo shtoi se ende nuk janë caktuar kandidatët për deputetë nga radhët e LDK-së.

“Çështjet e listës së deputetëve ende nuk i kemi hapur sepse do të vijnë propozimet nga degët, por presidenti Sejdiu gjithnjë do ta ketë vendin e merituar në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe asnjëherë askush nuk mund ta mohojë kontributin e tij për LDK-në dhe për Kosovën.”, tha Osmani.

Fatmir Sejidu kishte marrë postin e kryetarit të LDK-së në zgjedhjet e para pas vdekjes së ish –Presidentit, Ibrahim Rugova. Ai kishte mbajtur detyrën e kryetarit të partisë deri kur në krye të saj kishte ardhur Isa Mustafa./21Media