A do të jetë Uellsi vendi që mirëpret Eurovisionin e vitit të ardhshëm?

Anëtarët e Seneddit kanë mbështetur thirrjen që Uellsi të presë Eurovisionin e vitit 2023.
Si fitues të këtij viti, Ukraina normalisht do të duhej të priste shfaqjen e madhe, por organizatorët kanë thënë se mendonin se do të ishte shumë e pasigurt që Eurovisioni të mbahej atje, për shkak të pushtimit rus.
EBU po diskuton tashmë një kohë të gjatë mbajtjen e konkursit në Mbretërinë e Bashkuar, meqë dolën të dytë në garën e madhe.
“Si vendi i këngës, s’do të mendoja vend më të përshtatshëm për të pritur Eurovisionin. Le të mirëpresim botën në Uells”, ka thënë konservatori i Uellsit, To Giffard.
Javën e kaluar EBU ka thënë se Eurovisioni nuk do të mund të mbahet në Ukrainë, pas pushtimit të vendit nga rusët.
Pritja e konkursit në Uells do të sillte përfitime të mëdha, duke përfshirë një nxitje të madhe ekonomike dhe rritje të ndërgjegjësimit dhe dukshmërisë së vendit tonë./21Media

Back to top button