A do të kandidojë Joe Biden për president?

Joe Biden është afër shpalljes së kandidaturës së tij presidenciale, transmetojnë mediat amerikane

Ish-nënpresidenti amerikan është “më afër se në vitin 2016” për të bërë një hap për sigurimin e tryezës së lartë në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Axios.

Vëllai i vogël i Biden, Frank gjithashtu beson se Joe do të kandidojë, ashtu si disa nga këshilltarët e tij të ngushtë.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se nuk ishte i shqetësuar për kandidaturën e mundshme të demokratit Biden në garën presidenciale të vitit 2020.

“Shumë njerëz thonë se Biden po bën mirë, por ju e dini, ai ishte gjithmonë një për qind.  Ai kandidoi dy ose tre herë, ai kurrë nuk mori më shumë se 1 për qind”, është shprehur Trump për Fox News.

Back to top button