Sipas Vjosës, marrëveshja mes LDK-së dhe VV-së  mund të arrihet këtë muaj

Sipas Vjosës, marrëveshja mes LDK-së dhe VV-së  mund të arrihet këtë muaj

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se a do të kandidojë si kryetare e partisë në zgjedhjet e ardhshme brenda LDK’së.

Unë do ta bëjë atë që e kërkon anëtarësia e LDK’së”, ka thënë Osmani në T7.

Nuk e kam problem t’i pyes, nëse ata më thonë se e kam përkrahjen e tyre për kryetare, atëherë do të kandidojë. Megjithatë për momentin nuk jemi të përqendruar në këtë çështje”, ka theksuar Osmani.

Tutje, Osmani ka treguar se kur do të arrihet marrëveshja e koalicionit mes LDK’së dhe VV’së.

Brenda këtij muaji mund të arrihet marrëveshja e koalicionit”, shtoi Osmani.