A do të ketë PDK-ja rolin kryesor në vendimmarrje, tregon Haradinaj

Haradinaj: E mirëpresim një rol serioz të PDK-së

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ftuar në emsionin “Argument Plus” të RTV21, tha se koalicioni është një partneritet i hapur pa asnjë prapavijë dhe se e mirëpresin një rol serioz të PDK-së në këtë koalicion, shkruan rtv21.tv

“Ne nuk kemi dilema për rolin tonë të ndërsjelltë, e mirëpresim një rol serioz të PDK-së në këtë koalicion edhe të zotit Veseli se ai është bashkëpartner në këtë rast. Ne me këtë nuk shohim në asnjë mënyrë ta quaj garë të brendshme”, ka thënë Haradinaj.

Ai theksoi se partitë kanë hyrë në këtë projekt serioz për t’i mbajtur përgjegjësit për katër vjetët që vijnë./21Media

Back to top button