Celine flet hapur: Unë vazhdoj të jem e dashuruar

Celine flet hapur: Unë vazhdoj të jem e dashuruar

Janë bërë katër vjet që nga vdekja e Rene Angelil, bashkëshortit të Celine Dion.

Që nga ajo kohë Celine nuk ka takuar asnjë mashkull tjetër. Pas vdekjes së Rene u diskutua në media për një lidhje të Celine me një mik të sajin, lidhje të cilën këngëtarja e ka mohuar tërësisht pasi ata janë vetëm miq të mirë, shkruan rtv21.tv

Së fundmi në një intervistë për “Watch What Happens Live with Andy Cohen”, këngëtarja ka treguar për kohën e kaluar pa bashkëshortin e saj dhe gjithashtu nëse mendon të martohet sërish.

Tani nuk kam një të dashur. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të gjej dikë në jetën time. Nëse nuk do e gjeja do të ishte shumë mirë, sepse unë vazhdoj të jem e dashuruar. Unë kam jetuar gjithë jetën me Rene, ai është akoma brenda meje. Unë e shoh atë çdo ditë në sytë e fëmijëve të mi. E dua jetën dhe ndihem me fat që kam tre fëmijë. Por do të jem e hapur nëse ndodh. Tani nuk po kërkoj gjë. Mendoj se është diçka që ndodh, vjen dhe ti e ndjen”, është shprehur Celine.

Rënia drastike në peshë, ngriti zëra se shëndeti i Celine nuk është mirë. Shumë adhurues thanë se shqetësohen për të, ndërsa disa të tjerë në llogari të peshës së saj, kishin komente negative.

Këngëtarja australiane u përball me vdekjen e bashkëshortit Rene Angelil dhe të vëllait Daniel. Me shumë gjasa, adhuruesit e saj do të kenë marrë parasysh si faktorë ndikues edhe goditjet e forta emocionale. /21Media