Sot heshtje, nesër zgjedhje

Sot heshtje, nesër zgjedhje

Zëdhëns i KQZ-së, Valmir Elezi ishte i ftuari i sotëm për programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë”, në RTV21.

Elezi tregoi se në krahahsim me zgjedhjet lokole të vitit 2017 lista e votuesve të 6 tetorit përmban 111 mijë votues të rinj që mund ta shfrytëzojnë të drejtën e votës që i takon.

Ai theksoi se 87 mijë nga 111 mijë votuesi janë që votojnë për herë të parë, duke i përfshirë edhe ata që nesër në po të njëjtën datë të zgjedhjeve festojnë ditëlindjen e 18-të.

Në  krahasim me zgjedhjet lokale të 2017-tës  lista e votuesve kësaj radhe përmban 111 mijë votues  me shumë se në zgjedhjet lokale. Prej këtyre 111 mijë votuesve të rinjë  87 mijë janë  për herë  të parë, pra përfshihet gjenerata e atyre që kanë mbushur 19 vjeç më 23 tetor një ditë pas ditës së zgjedhjeve lokale  dhe ata që mbushin 18 vjet nesër në ditën e zgjedhje më  6. Pra kjo periudhë përafërsisht 2 vjeçare përfshin 87 mijë votues të rinjë të cilët llogariten si votues që votojnë për herë te parë”, ka thënë  zëdhënsi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Më 6 tetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila përmban 1 milion e 937 mijë e 868 votues, të cilët kanë mundësi të mund të votojnë në 2 mijë e 547 vendvotime, kurse numri i qendrave të votimit është 895. /21Media