Largimi i Ronlados nga Juventusi

Largimi i Ronlados nga Juventusi

Cristiano Ronaldo i cili po kalon në një krizë të errët është duke menduar largimin nga Juventusi.

Krejt kjo pasi trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri e ka zëvendësuar portugezin në dy ndeshje radhazi. Ish-ylli i Real Madridit nuk e priti mirë asnjërin prej dy vendimeve të trajnerit italian, duke e shfaqur haptazi zemërimin e tij.

CR7 mund të largohet nga Torino për tu bashkuar me Manchester United. Duke folur në televizionin spanjoll La Sexta, analisti sportiv Eduardo Inda tha se Ronaldo do të largohet nga Juventusi, nëse klubi bardhezi dështon ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Ronaldo iu bashkua Juventusit në verën e 2018-ës për 100 milionë euro./21Media