Flet gruaja e Valon Behramit

Flet gruaja e Valon Behramit

Klubi i futbollit nga Zvicra, FC Sion dëshiron ta transferoj futbollistin kosovar, Valon Behrami, mirëpo ky i fundit nuk dëshiron të luaj për një klub të ri deri në fillim të vitit të ri.

Presidenti i FC Sion nuk është duke u dorëzuar dhe po dëshiron me çdo kusht transferimin e lojtari. Ai është duke u munduar ta shfrytëzoj çdo mundësi që ka vetëm që ta ketë Valonin në klubin e tij.

Gruaja e futbollistit, Lara Gut-Behrami është skijatore me profesion. Ajo ishte lënduar në vitin 2017 në Kampionatin Botëror në St. Moritz. Ajo udhëtoi deri te spitali me aeroplanin privat të presidentit të Sionit, Christian Constantin.

Ndërsa tani presidenti po mundohet që ta bind lojtarin përmes gruas së tij, transmeton rtv21.tv.

Por Lara në një intervistë për Blick ka thënë se me rëndësi është lumturia e tij.

Unë nuk jam menaxher ose agjent i tij. Futbolli është gjëja e tij, ai është rritur aq sa duhet të dijë se cili vendim të marrë. Unë thjesht i qëndroj pranë dhe e mbështes – pavarësisht se çfarë”, ka thënë ajo.

Presidenti është i gatshëm të lë villen e tij për çiftin derisa Valoni të luaj te skuadra e Sionit./21Media