Haviari kushton më shumë se 1 mijë dollarë

Haviari kushton më shumë se 1 mijë dollarë

Produktet e konsumit që prodhohen me vështirësi, sjellin rritje të çmimit. Pavarësisht kësaj, njerëzit dëshirojnë të paguajnë shuma marramendëse për të provuar kënaqësinë e të shijuarit një pjatë apo frutë të mirë. Më poshtë ju prezantojmë disa nga ushqimet më të shtrenjta në botë.

Vaji i ullirit Lambda kushton 50.00 paund dhe është një produkt cilësor grek.

1

Uthulla Balsamik. Njihet si flori i zi i Modenës, sepse prodhohet pikërisht në këtë qytet të Italisë. Një shishe e kësaj uthulle që ka në përbërje të saj rrush, kushton 100 dollarë.

2

Kafja “Civet”. Arsyeja sepse kjo kafe është shumë e shtrenjtë është sepse ajo fermentohet nga stomaku i maceve dhe është shumë herë më e butë se të gjitha llojet e kafeve. Kjo gjendet në Tajlandë.

3

Bagel është një lloj buke jo e çfarëdoshme, por shumë e shtrenjtë. Ajo është bërë për herë të parë nga shefi i kuzhinës, Frank Tajugue dhe është një nga ushqimet më të shtrenjta. Në përbërje të saj ka boronica.

5

Vanilja. Kjo lule ose bimë është shumë e shtrenjtë, çmimi i saj mund të arrijë deri në 100 dollarë.

6

Haviari i cili mendohet se vjen nga deti Kaspik, kushton më shumë se 1 mijë dollarë. Ai tregtohet ne kuti floriri 24.

7

Ari dekorues, padyshim që nuk mund të hahet por e bën shumë të bukur pjatën që  servilet në restorante. Jo të gjitha restorantet kanë mundësi të përdorin këtë produkt pasi ai është shumë i shtrenjtë, 1 mijë e 200 dollarë./21Media 

8