Bakija thotë se ato vota duhej të ishin të vlefshme

Bakija thotë se ato vota duhej të ishin të vlefshme

Këshilli Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të mos numërohen vota me postë të cilat kanë ardhur jashtë afatit ligjor.

Por ky vendim sipas Jemtir Bakijës nga D+ nuk është i mirë. Ai në emisionin “Click” në RTV 21 tha se një gjë e tillë nuk është gabim i votuesit, por i logjistikës.

“KQZ-ja nuk ka bo mirë që si ka marrë parasysh votat që në fakt janë dërgu me kohë, por nuk kanë arritur me kohë, për shkak se ai nuk ka qenë gabim i votuesit, ka qenë gabimi i transportit, logjistikës.” Tha Bakija.

Ai tutje shtoi se përderisa këto vota janë nisur para përfundimit të afatit ligjor atëherë duhet të jenë të vlefshme.

Ndryshe procesi i numërimit të votave me postë ka përfunduar mbrëmë, kur janë numëruar 13241 vota. Kurse sot ka nisur rinumërimi i 530 vendvotimve./21Media