Me kalimin e kohës edhe babadimri ka ndryshuar look-un

Me kalimin e kohës edhe babadimri ka ndryshuar look-un

Babadimri si një person shumë i dashur i cili fëmijëve iu sjellë dhurata për fesat e fundvitit, nuk ka qenë gjithnjë plaku me kostume të kuqe!

Besoni ose jo, babadimrin, këtë figur të lashtë mitologjike e detyruan t’i vesh rrobat e kuqe.

Por a thua kush mund t’i ndryshojë mitet?

Kohë më parë, “Ati i krshtlindjeve” apo siç e njohim ne si babadimri ishte shfaqur me rroba të ngjyrave të ndryshme: si të gelbërta, violetë, të kaltëra, kafe etj, shkruan rtv21.tv.

Mbi kokën e tij mbante një kurorë, ose një kapelë, skufje nate, çallmë peshkopi, kjo nuk kishte rëndësi.
Besohet se babadmri shkonte poshtë oxhaqeve të shtëpive në prag të krishtlindjeve, ku edhe i bënte rrobat me blozë.

Mirëpo, çdo gjë ndryshoi rreth vitit 1930. Kompania Coca-Cola vendosi të përdorë imazhin e babadimrit në fushatën e saj reklamuese dhe mori një artist amerikan i quajtur Haddon Sundblom. Sundblom, zgjodhi zyrtarisht ngjyrat e kompanise Coca-Cola të kuq edhe të bardhë dhe rrobat u dizajnuan me një tunikë të lirshme të lidhur me një rrip të ngushtë të zi.

Fushata e Sundblom ishte e gjatë, gjë që ndikoi që edhe imazhi i babadimrit me një mantel të kuqe të pranohet në gjithë botën./21Media