Ky det shquhet me mbi 1000 specie ujore

Ky det shquhet me mbi 1000 specie ujore

Njerëzit e parë që kanë eksploruar në Detin e kuq ishin egjiptianët e lashtë, pasi që ishin në kërkim të rrugës tregtare për në jug.

Ndoshta keni menduar të gjeni ndonjë shpjegim i cila do ta argumentonte pse Deti i kuq ka pikërisht këtë emer. Sigurisht, Deti i kuq nuk e ka marrë emrin veç pse egjiptianët e lashtë kanë kaluar të parët.

Mirëpo ekzistojnë disa mendime të cilat na tregojnë nga ka ardhur ky toponim.

Ekziston një teori e cila thotë se Deti i kuq ka marrë këtë emer nga algat që rriten nën ujë, të cilat ia kanë dhënë ngjyrën e tij të vaçantë, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa, disa të tjerë kanë thënë se në gjuhët e lashta, ngjyrat e zezë, e kuqe, jeshile, dhe të bardhë iu janë referuar Veriut, Jugut, Lindjes dhe Perëndimit.

Deti i kuq, është pjesë e Oqeanit Indian dhe shtrihet ndërmjet Afrikës dhe Azisë./21Media