Ka disa arsye pse veza duhet të konsumohet nga fëmijët

Ka disa arsye pse veza duhet të konsumohet nga fëmijët

Fëmijëve është mirë të ju jepni për të ngrënë vezë çdo ditë. Kjo ngaqë sipas rezultateve të një studimi, veza i ndihmon ata të rriten shëndetshëm.

Një studim i kryer nga Universiteti Washington sygjeroi se ngrënia e një veze në ditë ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijës dhe parandalon rrezikun e të qenit nënpeshë.

Përfitim tjetër  është se ata pastaj konsumojnë më pak ëmbëlsira.

Foshnjat e ushqyera me vezë çdo ditë kanë gjithashtu nivele më të larta të një lënde ushqyese të rëndësishme si vitamina B12 në gjak, krahasuar me ata që nuk i konsumojnë rregullisht./21Media