Edhe vezët e ngjyrosura kanë një mesazh

Edhe vezët e ngjyrosura kanë një mesazh

Kur i referohemi traditave në lidhje me Pashkët në mendje na vjen veza e kuqe si dhe përgatitjet e tjera nga brumrat, ngrirja e kryqit etj.

Mirëpo si veçanti e kësaj feste sigurisht është veza e kuqe, por a thua çka simbolizon, çfarë mesazhi mund të bartë kjo traditë?!

Sipas tyre, veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe shpëtimit të njerëzimt, shkruan rtv21.tv.

Gjithashtu, ngjyra e kuqe paraqet fuqinë e perëndisë dhe njëkohësisht simbolizon edhe gjakun e Krishtit, i cili u derdh në kryq për shpëtimin e të gjithë njerëzve në botë. Kështu ngjyra e kuqe rikujton gjakun e Krishtit dhe shpëtimin e njerëzimit.

Simbolika e vezëve te Pashkëve është e vjetër, aq sa edhe vetë Krishtërimi dhe kisha e ka pranuar në traditën dhe në praktikën e saj si simbol i ringjalljes së Krishtit.

Në atmosferën e Pashkëve besimtarët urojnë duke thënë “Gëzuar për shumë vjet Pashkët”, por ajo që shpreh më shumë frymën e periudhës së Pashkës është përshëndetja “Krishti u ngjall” dhe si përgjigje ka “Vërtet u ngjall”./21Media