A e dini pse stjuardesat i mbajnë duart pas shpine kur përshëndesin pasagjerët?
Nëse ju jeni një udhëtar me përvojë apo vetëm një person i vëmendshëm ju mund të keni vënë re se stjuardesat i mbajnë duart pas shpine kur përshëndesin pasagjerët dhe kur ecin në kabinën e avionit. Kur e bëjnë këtë, nuk është se ato janë duke kontrolluar rripat e sigurimit ose nëse janë fikur telefonat e udhëtarëve.
Rezulton se ka një arsye të rëndësishme për këtë veprim, shkruan Bright Side.
Është vërtet shumë e thjeshtë: përpara se të niset, ekuipazhi i kabinës duhet të numërojë numrin e pasagjerëve në bord. Kjo ndodh ose kur ata hyjnë ose kur pasagjerët janë ulur të gjithë. Ekuipazhi i kabinës përdor një numërues të veçantë për ta bërë këtë:
Stjuardesat i mbajnë duart pas shpine kur bëhet numërimi për të mos tërhequr shumë vëmendjen te vetja./21Media