Këto janë arsyet

Këto janë arsyet

Trupi ndryshon me plakjen dhe këto ndryshime prekin cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit. Në këtë të fundit mund të luajnë rol shumë faktorë.

Hormonet

Truri i të moshuarve prodhon më pak melatoninë, që është hormoni i gjumit, ndërkohë që hormoni i rritjes sekretohet në nivele më të ulëta. Ky hormon është arsyeja përse fëmijët flenë aq mirë. Tek gratë mund të luajë rol edhe menopauza, simptomat e së cilës ndërhyjnë tek gjumi.

Sëmundjet kronike

Sëmundjet dhe simptomat e tyre ndikojnë direkt tek gjumi. Për shembull, artriti shkakton dhimbje që pengon ardhjen e gjumit. Diabeti mund të nxisë nevojën për të urinuar më shpesh gjatë natës. Sëmundjet e zemrës mund të shkaktojnë zgjim të menjëhershëm gjatë natës për shkak të vështirësisë në frymëmarrje. Sëmundjet mendore që shoqërohen me ankth kanë tendencën që të ndërhyjnë tek cilësia e gjumit.

Ndryshimet në stilin e jetesës

Të moshuarit kryejnë më pak aktivitet fizik dhe qëndrojnë më pak në diell. Drita e diellit është e nevojshme për prodhimin e melatoninës që rregullon ciklet e gjumit. Të moshuarit duhet të kalojnë të paktën 2 orë ekspozimi në diell. Konsumi i alkoolit, kafeinës dhe cigares shkakton kaos në cilësinë e gjumit dhe nuk duhen konsumuar të paktën 3 orë përpara fjetjes. Tek cilësia e gjumit ndërhyjnë edhe medikamentet siç janë ato të tensionit të gjakut, kundër depresionit, e të tjerë.