Ngjyra veturave “Taxi” u vendos të jetë e verdhë para 102 vitesh

Ngjyra veturave “Taxi” u vendos të jetë e verdhë para 102 vitesh

Ndoshta keni vrapuar dhjetra herë pas një veture me ngjyrë të verdhë duke thirrur “taaksii…”, herë ia keni dalë ta arrini e herë është dashtë të vraponi pas tjetrit, në mënyrë që të mbërrini me kohë në vendin e caktuar. Ndoshta edhe nuk iu ka interesuar të merreni me detajet e veturës, por sigurisht ngjyra e verdhë e saj iu ka rënë në sy.

Emri i veturës vjen nga fjala “Taximeter”, që përdoret për të regjistruar kilometrazhin, ndërsa ngjyra e tij u vendos të jetë e verdhë që nga viti 1915.

Por a e dini pse pikërisht kjo ngjyrë e jo ndonjë tjetër?!
Si çdo gjë tjetër edhe kjo ngjyrë është vendosur për një qëllim të caktuar, ani pse në disa vende, përfshirë ketu edhe Kosovën rolin e taksit mund ta merr secili që posedon veturë, pa përdorur asnjë simbol që e shënon se është një kompani taksi, shkruan rtv21.tv.

Megjithatë, më 1915, John Hertz, e kishte një kompani të makinave me qira, i cili më vonë vendosi ta hap një kompani taksi në Çikago, kështu ai vendosi që ngjyra e veturave të jetë e verdhë pasi që kishte lexuar një studim nga Universiteti i Çikagos, në të cilin thuhet se ngjyra e verdhë është ngjyrë e cila vërehet lehtë edhe nga distanca.

Gjithashtu, si një arsye tjetër është se veturat me ngjyra të tjera qoftë të bardhë apo të kuqe janë të pranishme edhe si vetura personale për dallim nga veturat me ngjyrë të verdhë të cilat janë më të rralla./21Media